Aktakuzë për ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës dhe shpëlarje e parasë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me iniciale B.R, I.B, M.E, dhe L.L., për veprat të ndryshme penale.
Lajme
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.R, ka kryer veprat penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së dhe “Shpëlarje e parasë” nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parasë dhe Financimin e Terrorizmit.
Ndërsa për të pandehurit I.B, L.L dhe M.E, është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Në aktakuzë, është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë, gjegjësisht vetura të tipit ”Audi” F2 S7 Sportback, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2019’, e cila gjatë fazës së hetimit ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale nga i pandehuri B.R.