Seanca për presidentin vazhdon sot – Opozita e quan “puç kushtetues” nisjen e votimit pa 80 deputetë
Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës do të vazhdojë sot në ora 10:00, pasi është ndërprerë mbrëmë. Seanca e jashtëzakonshme kishte nisur të hënën në mbrëmje, por pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, të cilët bojkotuan procesin. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për presidente Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Në raundin e parë të votimit…
Lajme
Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës do të vazhdojë sot në ora 10:00, pasi është ndërprerë mbrëmë.
Seanca e jashtëzakonshme kishte nisur të hënën në mbrëmje, por pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, të cilët bojkotuan procesin.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për presidente Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë. Kandidatja Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa një votë rezultoi e pavlefshme.
Kandidatja tjetër, Hatixhe Hoxha, nuk mori asnjë votë.Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u bëri vazhdimisht thirrje deputetëve të grupeve tjera parlamentare që t’i bashkohen seancës.
Ajo madje deklaroi se ka informacione që ata ndodhishin në zyrat e tyre brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.Çfarë u tha nga opozita?Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se fillimi i votimit për presidentin pa pasur 2/3 e deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, është një “puç kushtetues”.
Ai para mediave ka dekelaruar se nuk mund të shkohet në raundin e dytë pa u kaluar raundi i parë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në seancën e djeshme për zgjedhjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues.Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar para mediave se Lëvizja Vetëvendosje dje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe rendit demokratikDeputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka cilësuar si “puç kushtetues” votimin në Kuvend për presidentin e ri, pa praninë e deputetëve të opozitës.
Ai ka publikuar një pjesë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Behxhet Pacollin, që gjeti se Pacolli u zgjodh në mënyrë të kundërligjshme president, pasi për të nuk kishin marrë pjesë në votim dy e treta e deputetëve, apo 80.Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se fillimi i seancës për zgjedhjen e presidentit pa pjesëmarrjen e 2/3 të deputetëve, është cenim i rendit kushtetues dhe tentim grushtshteti.
Kujtojmë se në të tri rundet duhet të marrin pjesë 80 deputetë dhe me po dy të tretën e votave bëhet zgjedhja e presidentit në dy rundet e para. Në rundin e tretë kërkohen vetëm 61 vota apo shumica e thjeshtë, që një kandidat të zgjidhet president.Deputetët kanë afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit. Në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.