Aksioni tek familja Gërbeshi me katër të arrestuar- Policia njofton se u gjetën armë, telefona, dokumente e USB
Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës dje u mblodhën në Vushtrri. Njësi të shumta policore u mblodhën për të realizuar një aksion të gjerë të nisur pas hetimeve të gjata të kryera në bashkëpunim me policinë e prokurorinë. Fjala është për aksionin tek familja Gërbeshi në Vushtrri, të dyshuar për fajde, detyrim e vepra…

Lajme
Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës dje u mblodhën në Vushtrri.
Njësi të shumta policore u mblodhën për të realizuar një aksion të gjerë të nisur pas hetimeve të gjata të kryera në bashkëpunim me policinë e prokurorinë.
Fjala është për aksionin tek familja Gërbeshi në Vushtrri, të dyshuar për fajde, detyrim e vepra të ndryshme penale.
Policia ka njoftuar se janë kontrolluar tri lokacione, dy shtëpi dhe një lokal- pronë e katër të dyshuarve meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar.
“Gjatë kontrollit policia kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: dy armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë, dy palë dylbi, shtatë telefona celular, një shkop druri, një palë dorëza, një thikë, dokumente të ndryshme, një pasaportë, një patent shofer, një USB-SanDisk, një llap-top, një palë patika dhe një çelës motori”,thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/