Aksioni simbolik para Kuvendit zgjerohet: Në listën “kundër UÇK-së” shtohen edhe deputetë të LDK-së

Një aksion simbolik po zhvillohet para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku emrat e deputetëve janë ndarë në dy kategori, “pro UÇK-së” dhe “kundër UÇK-së”. Në listën e vendosur para Kuvendit janë shtuar edhe emrat e disa deputetëve të LDK-së, të cilët nuk kanë votuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në…

Lajme

05/10/2026 17:48

Një aksion simbolik po zhvillohet para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku emrat e deputetëve janë ndarë në dy kategori, “pro UÇK-së” dhe “kundër UÇK-së”.

Në listën e vendosur para Kuvendit janë shtuar edhe emrat e disa deputetëve të LDK-së, të cilët nuk kanë votuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në leximin e parë.

Emrat e tyre janë bërë publikë edhe nga ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu, i cili ka renditur deputetët e LDK-së që, sipas tij, nuk kanë votuar për Projektligjin.

Aksioni simbolik po zhvillohet në kohën kur në Kuvend po vazhdojnë zhvillimet lidhur me Projektligjin dhe kërkesat për votimin e tij në lexim të dytë. /Lajmi.net/