Aksionet policore në veri me qëllim mbylljen e objekteve të uzurpuara, serbët me mëngjes protestojnë para sallës së sporteve

Gjatë mëngjesit të sotëm qytetarë serbë u panë duke protestuar para sallës së sporteve në veri, kjo pas aksioneve të Policisë së Kosovës me qëllim mbylljen e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe. Rastin e ka bërë të ditur për Lajmi.net, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ku tha…

Lajme

16/05/2025 09:56

Gjatë mëngjesit të sotëm qytetarë serbë u panë duke protestuar para sallës së sporteve në veri, kjo pas aksioneve të Policisë së Kosovës me qëllim mbylljen e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe.

Rastin e ka bërë të ditur për Lajmi.net, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ku tha se sot në mëngjes ka filluar një protestë para sallës së sporteve në veri të Mitrovicës, ku pjesëmarrës janë prindërit dhe fëmijët.

Tutje, Elshani tha se kjo protestë e tyre vjen pas mbylljes së djeshme të halles së sporteve nga inspektorët komunal.

“Rreth orës 09.00 ka fillu një protest para hallës së sporteve në Mitrovica Veri. Pjesëmarrës janë prindër dhe nxënës. Protestojnë në lidhje me mbylljen e hallës së sporteve dje nga inspektorët komunal. Situata është e qetë dhe se nuk ka ndonjë problem që vlen të theksohet”, tha Elshani.

Kujtojmë se, gjatë ditës së enjte Komuna e Mitrovicës Veriore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë hapa konkretë për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal./Lajmi.net/