Aksion i rreptë: KRU “Prishtina” shkyç 16 lidhje ilegale për një ditë në Komoran

KRU “Prishtina” ka intensifikuar aksionet kundër keqpërdorimit të ujit të pijshëm në Komoran të Drenasit, duke ndërmarrë masa për shkyçjen e lidhjeve ilegale nga rrjeti i furnizimit. Sipas njoftimit, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shkyçur gjithsej 15 shtëpi dhe një biznes në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, të cilat ishin të kyçura në mënyrë të paligjshme…

Lajme

26/03/2026 09:38

KRU “Prishtina” ka intensifikuar aksionet kundër keqpërdorimit të ujit të pijshëm në Komoran të Drenasit, duke ndërmarrë masa për shkyçjen e lidhjeve ilegale nga rrjeti i furnizimit.

Sipas njoftimit, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shkyçur gjithsej 15 shtëpi dhe një biznes në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, të cilat ishin të kyçura në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

“KRU ‘Prishtina’ po vazhdon me aksione ndaj keqpërdoruesve të ujit të pijshëm në Komoran të Drenasit, duke shkyçur nga rrjeti i furnizimit të gjitha lidhjet ilegale”, thuhet në njoftim.

Kompania ka bërë të ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë në baza javore, me qëllim të parandalimit të abuzimeve dhe sigurimit të furnizimit të rregullt për konsumatorët e rregullt.