Aksion i Policisë në Prishtinë e Fushë Kosovë – Arrestohen tre persona, sekuestrohen armë të ndryshme, një pasaportë e Serbisë e pajisje të tjera
Policia e Kosovës dje ka realizuar një aksion në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Gjatë këtij operacioni, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri !K-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, pajisje DVR, 3mijë e 920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë të Serbisë,…
Lajme
Policia e Kosovës dje ka realizuar një aksion në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Gjatë këtij operacioni, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri !K-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, pajisje DVR, 3mijë e 920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë të Serbisë, një peshore elektrike, një llaptop, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit.
Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona, disa nga Kosova dhe disa nga Shqipëria ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë-Fushë Kosovë 24.09.2025 – 06:00. Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me prokurorinë, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, paisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/