Aksion i Policisë dhe AKI-së në Mitrovicë, sekuestrohen kokainë e para, arrestohet një person

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një tjetër rast të luftimit të kontrabandës së narkotikëve. Pas operacionit “Taslixhe” në Prishtinë dhe Gjakovë, që rezultoi me 4 të arrestuar dhe 15 kg marihuanë, operacioni tjetër u zhvillua në Mitrovicë të Jugut. “Ashtu siç jemi zotuar, lufta ndaj trafikantëve dhe shpërndarësve të drogës do…

Lajme

20/11/2026 18:47

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një tjetër rast të luftimit të kontrabandës së narkotikëve.

Pas operacionit “Taslixhe” në Prishtinë dhe Gjakovë, që rezultoi me 4 të arrestuar dhe 15 kg marihuanë, operacioni tjetër u zhvillua në Mitrovicë të Jugut.

“Ashtu siç jemi zotuar, lufta ndaj trafikantëve dhe shpërndarësve të drogës do të jetë e pandalshme, orë pas ore dhe në çdo cep të vendit. Sot, në Mitrovicën e Jugut, Policia e Kosovës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka realizuar operacion me ç’rast është arrestuar një i dyshuar ndërsa është sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, në sasi prej 51.2 gramësh një pjesë e së cilës ishte e përgatitur për shitje, dy telefona celularë dhe 1,155 euro para të gatshme” shkroi Sveçla.

Ky është postimi i plotë i ministrit:

Ashtu siç jemi zotuar, lufta ndaj trafikantëve dhe shpërndarësve të drogës do të jetë e pandalshme, orë pas ore dhe në çdo cep të vendit. Sot, në Mitrovicën e Jugut, Policia e Kosovës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka realizuar operacion me ç’rast është arrestuar një i dyshuar ndërsa është sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, në sasi prej 51.2 gramësh një pjesë e së cilës ishte e përgatitur për shitje, dy telefona celularë dhe 1,155 euro para të gatshme.

Të gjithë ata që merren me trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve do të përballen me institucionet e rendit dhe drejtësisë. Nuk do të ketë askund hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale.