Aksion i madh bastisjesh në Çair të Shkupit

Mbrëmë forca të shumta të njësisë speciale të Maqedonisë kanë ndërmarrë një aksion të madh të bastisjeve nëpër objektet në pronësi të shqiptarëve.

Lajme

06/11/2014 09:08

Siç raporton Ilirida.net, në kompleksin Çairçanja është bastisur Çajtorja “Te Cufa”, ku forcat speciale kanë frikësuar të gjithë të pranishmit që ishin aty.

Gjithashtu, edhe në kompleksin “Treska” në fushën e Tophanës, një numër i madh i policëve kanë bastisur disa restorante të kompleksit.

Arsyet e aksionit ende nuk dihen, por siç kupton ilirida.net, bëhet fjalë për një aksion që udhëhiqet prej Drejtorisë e të Ardhurave Publike (DAP), transmeton lajmi.net.