​Aksidentohet rëndë në Shëngjin 30-vjeçari nga Kosova, goditi shtyllën elektrike me motor

Një aksident me pasojë e një shtetasi nga Kosova ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shëngjin të Shqipërisë. Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, duke përfunduar në trotuar. Kanë qenë banorët që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën dhe i plagosuri është transportuar…

Auto & Tek

14/09/2022 09:36

Një aksident me pasojë e një shtetasi nga Kosova ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shëngjin të Shqipërisë.

Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, duke përfunduar në trotuar.

Kanë qenë banorët që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën dhe i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se drejtuesi ishte rreth 30 vjeç dhe kishte ardhur në Shëngjin për pushime./Top Channel/