Aksidentohet autobusi që po udhëtonte nga Zvicra në Kosovë, nga kompania japin detaje
Një autobus është aksidentuar në Bujanoc teksa po udhëtonte nga Zvicra për në Kosovë. Autobusi i kompanisë kosovare”Arditi Tours” ka pësuar dëme materiale, teksa lajmi.net ka kontaktuar me kompaninë për detaje lidhur me rastin. Zyrtarë nga kompania “Arditi Tours” konfirmuan se aksidenti ishte vetëm me dëme materiale, kurse sipas tyre dëme në njerëz nuk ka…

Lajme
Një autobus është aksidentuar në Bujanoc teksa po udhëtonte nga Zvicra për në Kosovë.
Autobusi i kompanisë kosovare”Arditi Tours” ka pësuar dëme materiale, teksa lajmi.net ka kontaktuar me kompaninë për detaje lidhur me rastin.
Zyrtarë nga kompania “Arditi Tours” konfirmuan se aksidenti ishte vetëm me dëme materiale, kurse sipas tyre dëme në njerëz nuk ka pasur.
“Vetëm dëme materiale, nuk ka pasur dëme në njerëz”, ishte përgjigjja e tyre.
Aksidente të ngjashme nga kompanitë të cilat udhëtojnë nga shtetet e huaja drejt Kosovës dhe anasjelltas ka pasur shumë ndër vite. Madje nga aksidente të ngjashme ka pasur raste edhe ku janë lënduar shumë persona./Lajmi.net/