Aksidentohen dy femra në Gjilan, u përplasen për muri me makinë

Një vetaksident ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen "Dardania" në Gjilan. 

Lajme

10/01/2021 08:16

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar vozitësja e automjetit dhe një pasagjere, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare, deri sa ishte duke drejtuar veturën,nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin ndaj veturës dhe aksidentohet me një muri të shtëpisë. Si pasojë, lëndime trupore pësojnë vozitësja e automjetit dhe një pasagjere femër kosovare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport. /Lajmi.net/