Aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, shtatë persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur para dy orësh në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Në këtë aksident ku të përfshira ishin tri automjete, fillimisht u raportua për tre të lënduar. Para pak minutash për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Ilmi Prekazi, konfirmoj se numri i të lënduarve ka shkuar në shtatë. “Për arsye se më vonë…

Lajme

05/10/2024 20:20

Një aksident ka ndodhur para dy orësh në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Në këtë aksident ku të përfshira ishin tri automjete, fillimisht u raportua për tre të lënduar.

Para pak minutash për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Ilmi Prekazi, konfirmoj se numri i të lënduarve ka shkuar në shtatë.

“Për arsye se më vonë kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe persona tjerë, numri i përgjithshëm i personave që janë trajtuar është shtatë”, ka thënë ai.

Megjithatë, të gjithë kanë përfunduar me lëndime të lehta konfirmon policia.

“Të gjithë personat pas tretmanit mjekësorë janë liruar në shtëpi”, përfundoi Prekazi./Lajmi.net/