Aksidenti me tren në Nju Jork, shkon në 103 numri i të lënduarve (Foto)

Në aksidentin me tren që ndodhi në Nju Jork, janë lënduar 103 persona, raporton CNN, transmeton lajmi.net

Bota

04/01/2017 15:51

(I plotësuar) – Në tren ishin 600 deri në 700 udhëtarë dhe zyrtarët than se aksidenti ka mundur të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, u tha gazetarëve se personi më i lënduar është një grua me këmbë të thyer. /Lajmi.net/

I’m ok, but they’re still getting people out. Happened on the track next to mine #train #lirr

A photo posted by Sophie (@sophieaka) on

***

Një tren ka dal nga shinat të mërkurën në mëngjes në New York, ku tridhjetë e dy persona pësuan lëndime të lehta dhe u trajtuan në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq sipas një zjarrfikësi askush nuk u shtrua në spital, transmeton lajmi.net.

Shkaku i daljes së trenit nga shinat, në “Long Island Railroad Track 6” në Brooklyn, ende është e paqartë./Lajmi.net/