Aksidenti me fatalitet në Pejë: Viktima ishte në një karrocë për persona me aftësi të kufizuara
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:45, në rrugën “Adrian Krasniqi” në Pejë. Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë aksident ishin të involvuara një kamion me targa vendore dhe një karrocë për persona me aftësi të kufizuara e cila drejtohej nga viktima. “Deri te…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:45, në rrugën “Adrian Krasniqi” në Pejë.
Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë aksident ishin të involvuara një kamion me targa vendore dhe një karrocë për persona me aftësi të kufizuara e cila drejtohej nga viktima.
“Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i kamionit ishte duke qarkulluar nё atё rrugё, duke mos i kushtuar vёmendje pjesёmarrёsve tё tjerё nё komunikacion e ka goditur viktimën, i cili sipas ekipit mjkёsor ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa i dyshuari ndalohet pёr 48- orё”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: