Aksidenti i autoblindës së Policisë në veri, Miftaraj: Partitë politike të marrin seriozisht sigurimin shëndetësorë e jetësorë për policët e Kosovës
Sot rreth orës 20:00, në fshatin Grabovc ka ndodhur një vet-aksident, ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa policë. Të njëjtët kanë pësuar disa lëndime dhe janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë. Për rastin ka reaguar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Miftaraj ka uruar shërim të…
Lajme
Sot rreth orës 20:00, në fshatin Grabovc ka ndodhur një vet-aksident, ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa policë.
Të njëjtët kanë pësuar disa lëndime dhe janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë.
Për rastin ka reaguar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
Miftaraj ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë për policët e lënduar, duke shpresuar që të njëjtit të mos kenë lëndim serioze.
Ai përcolli një mesazh të qartë edhe për partitë politike në vend.
Ai bëri thirrje që sigurimi shëndetësorë e jetësorë i policëve të merret seriozisht.
“Partitë politike të shpresojmë se do e marrin seriozisht sigurimin shëndetësor dhe sigurimin jetësor për policët e Kosovës. Jo premtime, por fillimin e realizimit të këtyre të drejtave në praktikë qysh në vitin e parë të qeverisjes“, u shpreh ai në një postim./Lajmi.net