Aksidente, zjarre, arrestime – Policia e Gjilanit tregon se çfarë ndodhi brenda një jave në këtë qytet

Policia e Kosovës, ka treguar në detaje se çfarë ka ndodhur për gjashtë në qytetin e Gjilanit.

Lajme

20/03/2019 14:27

Që nga data 13 mars i këtij viti e deri dje, në qytetin e Gjilanit kanë ndodhur 54 incidente, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për medie, Policia e rajonit të Gjilanit ka bërë të ditur se ka arrestuar 13 persona për vepra  të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për gjashtë ditë në qytetin e Gjilanit kanë ndodhur 12 aksidente, ku pesë prej tyre kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq shtatë vetëm me dëme materiale, shkruan me tutje lajmi.net.

Po ashtu Policia e Gjilanit ka njoftuar se për këtë periudhë kohore janë shqiptuar 928 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

Njoftimi i plotë i Policisë së rajonit të Gjilanit:

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë

20 Mars, 2019

Duke iu referuar statistikave vetëm të kësaj jave kemi të raportuara katër raste të zjarreve në disa pjesë të rajonit të Gjilanit.

Disa nga rastet e fundit të zjarreve kanë dal nga kontrolli  ku me 19 mars 2019 ,rreth orës11:30, në fshatin  Budrigë e Ultë, komuna Partesh,  në një fushë nga persona të panjohur janë ndezur mbeturina ,  ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit ku ka kapluar një pjesë të oborrit të ndërmarrje  ku janë djegur  disa dritare të plastikes,  gypa , dyer të drurit  dhe disa kabllo për rrymë .

Vlera të përgjithshme e dëmit sipas ankuesit është e konsiderueshme. Edhe në raste të tjera zjarret kanë dalë nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to.

Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore dhe kryerësit e veprave të tilla do të dënohen komfor ligjeve të aplikueshme.

Armëmbajtje pa leje

Me 20.03.19, rreth ores10:20 ne rrugën “Kemajl Azizi” ne Viti patrulla ka vërejtur dy persona të dyshuar afër shkollave te mesme në Viti.  Patrulla ka reaguar menjëherë në drejtim te tyre  ku gjatë kontrollit te  njërin nga  te dyshuarit është gjetur se posedonte një arme zjarri.  Nga i dyshimti është konfiskuar një armë zjarri pistoletë prodhim gjerman . Pas intervistimit i dyshuari ndalohet në mbajtje. Rasti është duke u  hetuar nga njësitet e hetimeve në Viti.

Ngasje e automjetit  në gjendje të paaftë apo të dehur                 

Policia e Kosovës gjatë kontrolleve rutinë në dy raste të ndara ka ndalur dy persona të cilët drejtonin automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit. Në rastin e parë me 18 mars 2019 rreth orës  10:00, fshatin  Ropotovë Madhe , komuna Ranilluk , I dyshuari  serb shtetas i Kosovës  është ndaluar nga policia duke ngarë automjetin e tij Golf me tabela KS derisa ishte nën ndikim të alkoolit . I njëjti është sjellë në stacion dhe pas matjes me alkootest, është vërtetuar se i njëjti është në gjendje të dehur.

Me 19 mars 2019, rreth orës 17:00 ,  në rrugën  “Haqif Tetova”, këtu në Gjilan është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur atëherë kur  automjeti Opel Meriva me targa KS,  drejtuar nga vozitësi serb shtetas i Kosovës duke hyrë në rrugën një kahëshe ka goditur automjetin e parkuar Renault me targa 06, pas hetimeve preliminare janë gjete prova të qëndrueshme se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikim të alkoolit. Të dy rastet veç e veç procedohen në PTH.

Aksident trafiku me lëndime  

Me 18 mars 2019, rreth 10:10 , është raportuar për një aksident trafiku në fshatin  Pozheran  ,  komuna Viti.  Deri te aksident trafiku dyshohet të ketë ardhur kur vozitësi M.K.SH, me automjetin transportues Kamio, me tabela 06 duke bere tejkalim të pa sigurtë në kthesë, kalon në shiritin e kundërt dhe godet veturën Daimler Benz, me tab. 06. Nga goditja lëndime trupore kanë pësuar vozitësi i veturës dhe dy pasagjere F.K.SH. ku njëra ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe gjendet në tretman mjekësor në QKUK. Vozitësi i kamionit pasi është intervistu nga policia  ndalet në mbajtje. /Lajmi.net/