Aksidente të shumta me fatalitet, Musliu-shoferëve: Vozitni me kujdes, në çdo rrugë dikush ju pret të ktheheni në shtëpi
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar në lidhje me aksidentet e shumta në komunikacion ku që nga e diela kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni shtatë persona. Ajo ka thënë se kjo është një thirrje për reflektim të institucioneve dhe secilit prej nesh, shkruan lajmi.net. “Siguria në rrugë fillon me përgatitjen e…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar në lidhje me aksidentet e shumta në komunikacion ku që nga e diela kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni shtatë persona.
Ajo ka thënë se kjo është një thirrje për reflektim të institucioneve dhe secilit prej nesh, shkruan lajmi.net.
“Siguria në rrugë fillon me përgatitjen e duhur, respektimin e rregullave dhe përgjegjësinë individuale. Apeloj tek të gjithë shoferët: vozitni me kujdes, respektoni shpejtësinë dhe mos harroni se në çdo rrugë dikush po ju pret të ktheheni në shtëpi.Jeta juaj ka vlerë!”, ka shtuar Musliu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: