Polici nga Prizreni që u gjet i vdekur në Kukës ishte 35-vjeçar – Policia e Shqipërisë jep detaje
Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në varrezat e fshatit Morinë në Kukës. Bëhet fjalë për vdekjen e një zyrtari policor të Kosovës. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një polic të moshës 35 vjeçare, me inicialet Sh.H. I njëjti është gjetur pa shenja jete rreth orës 08:25,…
Lajme
Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në varrezat e fshatit Morinë në Kukës.
Bëhet fjalë për vdekjen e një zyrtari policor të Kosovës.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një polic të moshës 35 vjeçare, me inicialet Sh.H.
I njëjti është gjetur pa shenja jete rreth orës 08:25, transmeton lajmi.net.
Sipas Policisë së Shtetit, nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Arma është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale.
“Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit”, njoftoi policia në Shqipëri./Lajmi.net/