Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën 39-vjeçari, pesë të lënduar mes tyre tre fëmijë

Një aksident fatal me humbjen e një jete ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin Çermë Shkumbin. Dy mjete, një top BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë, shkruan tch. Nga ky aksident ka humbur jetën një 39-vjeçar që udhëtonte me Opel dhe janë plagosur 5 persona që udhëtonin në…

Lajme

19/07/2026 19:15

Një aksident fatal me humbjen e një jete ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin Çermë Shkumbin.

Dy mjete, një top BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë, shkruan tch.

Nga ky aksident ka humbur jetën një 39-vjeçar që udhëtonte me Opel dhe janë plagosur 5 persona që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjës për mjekim ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka dokumentuar ngjarjen tragjike ku humbi jetën 39-vjeçari Barjam Kacani.

Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39 vjeçari baba i tre fëmijëve.