Aksident trafiku në Livoq të Gjilanit, lëndohen katër persona
Të enjten pasdite, më 17 korrik 2025, rreth orës 16:00, në afërsi të liqenit të fshatit Livoq në komunën e Gjilanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura. Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore. “Të lënduarit…

Lajme
Të enjten pasdite, më 17 korrik 2025, rreth orës 16:00, në afërsi të liqenit të fshatit Livoq në komunën e Gjilanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku aktualisht janë duke u trajtuar”, ka konfirmuar Osmani për lajmi.net.
Ndërkohë, rrethanat që çuan në këtë aksident po hetohen nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Gjilan./lajmi.net/