Aksident trafiku në Belincë të Shtimës: Vetura godet motoçikletën – i lënduari dërgohet në QKUK

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:21, në fshatin Belincë të Shtimës. Me këtë rast i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia. Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi se në këtë aksident vetura e…

Lajme

20/04/2025 19:04

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:21, në fshatin Belincë të Shtimës.

Me këtë rast i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.

Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi se në këtë aksident vetura e ka goditur një motoçikletë.

“Njesia e hetimeve të aksidenteve janë duke e hetuar rastin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, tha Veseli.