Aksident i rëndë në hyrje të Obiliqit, ka të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në hyrje të Obliqit, ku një veturë ka goditur dhe ka rrëzuar dy shtylla elektrike, raporton lajmi.net

Lajme

05/11/2016 17:45

Raportohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur një i lënduar, mashkull nga fshati Shkabaj. Viktima është dërguar me emergjencë në spital.

Nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes thuhet se nga ky aksident janë rrezikuar edhe punëtorët të cilët ishin duke punuar aty në vendosjen e kabllove për ndriçim.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Policinë dhe QKUK-në për t’u njoftuar saktësisht për numrin e të lënduarve dhe gjendjen shëndetësore, por asnjëri nga ta nuk kanë qenë të qasshëm.

14962938_10154657363084362_978494207_n