Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe lëndime ka pësuar një person. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. “Rreth orës 20:40 është raportuar për një aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Të përfshirë…

Lajme

23/03/2025 22:54

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe lëndime ka pësuar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Rreth orës 20:40 është raportuar për një aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Të përfshirë kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person”, ka thënë ai.

Ai ka njoftuar se personi i lënduar po trajtohen në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Hetues policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, ju kanë përgjigj rastit dhe kanë fillu hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka shtuar Osmani.