Aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, ka të lënduar

Një person ka pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht tek “Qershia e Llapashticës”.

Lajme

08/12/2021 20:01

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Kështu bëri të ditur për zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.