Aksident në magjistralen Lipjan–Shtime
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Lipjan–Shtime, konkretisht në fshatin Grackë e Vogël, ku dy vetura kanë dalë nga rruga. Sipas pamjeve që ka siguruar portali Lajmi.net, shihen dy vetura të përfshirë në aksident. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo gjendja e tyre shëndetësore. Redaksia e Lajmi.net ka kontaktuar me…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Lipjan–Shtime, konkretisht në fshatin Grackë e Vogël, ku dy vetura kanë dalë nga rruga.
Sipas pamjeve që ka siguruar portali Lajmi.net, shihen dy vetura të përfshirë në aksident. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo gjendja e tyre shëndetësore.
Redaksia e Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për më shumë detaje, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare.
Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet pritet të japin informacion të mëtejshëm.