Aksident në KEK, lëndohet rëndë një punëtor në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se sot ka ndodhur një aksident i rëndë në Divizionin e prodhimit të qymyrit. Si pasojë e këtij aksidenti, një punëtor ka pësuar lëndime të rënda. KEK ka dhënë detaje përmes një postimi në Facebook. “Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë,…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se sot ka ndodhur një aksident i rëndë në Divizionin e prodhimit të qymyrit. Si pasojë e këtij aksidenti, një punëtor ka pësuar lëndime të rënda.
KEK ka dhënë detaje përmes një postimi në Facebook.
“Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme. Për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, në këtë fazë nuk mund të japim hollësi të tjera. KEK do të njoftojë me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente”, ka njoftuar KEK-u. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: