Aksident në hyrje të autostradës “Arbër Xhaferi” në Kaçanik, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të autostradës “Arbër Xhaferi” në Kaçanik. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka thënë se një person është lënduar. “Rreth orës 20:10 në hyrje të autostrades në Kaçanik ka ndodhur aksident trafiku. Dy vetura janë përfshirë në…

Lajme

23/12/2025 20:47

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të autostradës “Arbër Xhaferi” në Kaçanik.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se një person është lënduar.

“Rreth orës 20:10 në hyrje të autostrades në Kaçanik ka ndodhur aksident trafiku. Dy vetura janë përfshirë në aksident, njëra me targa të huaja, një person i lënduar lehtë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/