Aksident në Formula 1: Hamilton dëmtohet  nga Leclerc

Një aksident ka ndodhur në Formula 1, në kuadër të Japan GP.

Sport

13/10/2019 08:31

Grand Prixi që po mbahet në Japoni, ka treguar disa pamje aspak të mira, sidomos për tifozët e Leëis Hamilton.

Piloti i Mercedes është dëmtuar keq nga makina e Charles Leclerc, i cili garon me Ferrari.

Në xhiron e parë të Japan GP është parë një nga skenat më interesante të vitit. Një pjesë e makinës së Ferrari (Leclerc) u shkëput dhe u përplas në makinën e Hamilton, i cili po ndiqte nga prapa pilotin e Ferrari, përcjell lajmi.net.

Leclerc kishte dëmtuar makinën e tij qysh në fillim të garës, kur ishte përplasur me Verstappen.

Më poshtë mund ta shihni momentin kur një pjesë e makinës së Leclerc u shkëput për ta goditur Hamiltonin e Mercedes. /Lajmi.net/