Aksident mes tri veturave në Prishtinë, një i lënduar
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Rastin lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana. “Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident…

Lajme
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Rastin lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.