Aksident mes një automjeti dhe një traktori në Kçiq të Mitrovicës, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 21:34 në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një traktor, shkruan lajmi.net. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana ka thënë se lëndime ka marrë një person i cili po trajtohet në spitalin rajonal të Mitrovicës. “Sot…

Lajme

13/07/2025 23:03

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 21:34 në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një traktor, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana ka thënë se lëndime ka marrë një person i cili po trajtohet në spitalin rajonal të Mitrovicës.

“Sot rreth orës 21:34 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Kçiq, të involvuar janë një automjet dhe një traktor, një person ka marr lëndime, i cili është duke u trajtuar, në spitalin rajonal Mitrovicë”, ka thënë ajo.