Aksident mes dy veturave në Kçiq, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Kçiq. Zëdhënësi rajonal i policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti, tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Zaiti theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Rreth orës 16:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në…

Lajme

19/02/2026 18:41

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Kçiq.

Zëdhënësi rajonal i policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti, tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Zaiti theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Kçiq, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, deklaroi Zaiti.