Aksident mes 5 veturave në Klinë, 9 të lënduar mes tyre 2 fëmijë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës ku nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10. Rugova…

Lajme

17/02/2025 20:27

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës ku nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.

Rugova tha se të gjithë të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) pesona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajona në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/