Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet, ka ndodhur sot rreth orës 21:10 në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Për pasojë e…

Lajme

17/03/2026 22:23

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet, ka ndodhur sot rreth orës 21:10 në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Për pasojë e këtij aksidenti në vendngjarje ka humbur jetën këmbësori rreth 74 vjeçar.

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme. Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/