Aksident komunikacioni në Lipjan, lëndohet rëndë një i mitur
Në fshatin Mirenë, në komunën e Lipjan, më 19.03.2026 rreth orës 18:10 ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore. Sipas raportit, një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një mashkull kosovar i dyshuar, është përfshirë në aksident, transmeton lajmi.net. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar një viktimë mashkull…
Lajme
Në fshatin Mirenë, në komunën e Lipjan, më 19.03.2026 rreth orës 18:10 ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore.
Sipas raportit, një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një mashkull kosovar i dyshuar, është përfshirë në aksident, transmeton lajmi.net.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar një viktimë mashkull i mitur, i cili ndodhej si pasagjer në veturë.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.
Raporti i plotë:
AKSIDENT KOMUNIKACIONI ME LËNDIME
Fsh. Mirenë, Lipjan 19.03.2026-18:10 Një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, është përfshirë në aksident. Si pasoë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull i mitur, i cili ishte pasagjer në veturë./lajmi.net/