Aksident i rëndë në Lipjan, përplasen tri vetura
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Lipjan, ku janë përfshirë tri vetura. Sipas pamjeve, shihet se automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale dhe se veturave janë dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe po merren me hetimin e rrethanave të…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Lipjan, ku janë përfshirë tri vetura.
Sipas pamjeve, shihet se automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale dhe se veturave janë dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.
Deri më tani nuk ka informacion lidhur me persona të lënduar si pasojë e aksidentit dhe se rrethanat se si ka ardhur deri te përplasja mes tri veturave mbesin ende të paqarta.