Aksident i rëndë në Graçanicë, shoferi ngec në veturën e shtypur (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e pasdites në Graçanicë.

Lajme

05/06/2016 20:40

Një automjet i tipit Lada, nga shpejtësia e madhe është përplasur për një peme. Ekipi i ndihmës së shpejtë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe, siç mund të shikoni edhe nga pamjet e xhiruara nga kameramani i RTK-së, Visar Salihu, ata kanë bërë përpjekje t’i ndihmojnë personit të ngecur brenda veturës, shkruan lajmi.net

Policia nuk ka dhënë ndonjë informacion, kurse nga të dhënat e fundit, thuhet se personi ka shpëtuar dhe është nën trajtimin mjekësor. /lajmi.net

YouTube player
YouTube player