Aksident i rëndë në Bresje, humb jetën një person
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në Bresje të Fushë-Kosovës, ku ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në Bresje të Fushë-Kosovës, ku ka humbur jetën një person.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vendngjarje janë ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin,” ka deklaruar Krasniqi./lajmi.net/