Aksident i rënd trafiku, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shkup, në rrugën “Ilinden”, ku janë lënduar tre veta, nga të cilët njëri më rëndë dhe ai është dërguar në qendrën urgjente të klinikës së Shkupit.

Lajme

13/03/2016 10:42

Në aksident janë përfshirë dy vetura, “rover” dhe “altea”, ku sipas dëshmitarëve okularë, më së rëndi ka pësuar vozitësi i “roverit”, për nxjerrjen e të cilit nga makina është dashur të intervenojë njësia zjarrfikëse.

Policia ka bërë të ditur se e ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe gjatë ditës do të dalë me informata më të hollësishme.