Aksident afër kazermës së FSK-së, ka të lënduar (Video)

Pranë kazermës së FSK-së sot ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre automjete.

Lajme

24/03/2016 14:13

Një lexues i lajmi.net ka dërguar një video ku shihen njësitet e Policisë së Kosovës të cilët kanë dalë në vendngjarje.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për lajmi.net se në këtë aksident ka persona të lënduar të cilët janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor.

“Në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, tek kazerma e FSK-së ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka persona të lënduar.Ky aksident ka ndodhur në ora 13 e 15 minuta, ku janë përfshirë tri automjete. Personat e lënduar janë dërguar në emergjencë”, tha Ahmeti për lajmi.net.