AKR propozon Behgjet Pacollin për President
Aleanca për Kosovën e Re ka dal me një emër për pozitën e Presidentit të vendit. Nënkryetari i kësaj partie, Gjergj Beka me anë të një postimi ka thënë se Pacolli është emri i duhur për të mirën e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net. “Mos e shikoni këtë çështje vetëm nga këndvështrimi i partisë suaj.…
Lajme
Aleanca për Kosovën e Re ka dal me një emër për pozitën e Presidentit të vendit.
Nënkryetari i kësaj partie, Gjergj Beka me anë të një postimi ka thënë se Pacolli është emri i duhur për të mirën e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Mos e shikoni këtë çështje vetëm nga këndvështrimi i partisë suaj. Shikojeni nga këndvështrimi i Kosovës.”, shkroi ndër të tjera Beka.
Postimi i plotë:
TË NDERUAR LIDERË POLITIKË TË KOSOVËS, NJË THIRRJE PËR JU DHE PËR TË MIRËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Mbi 45 njohje për Kosovën. 
Mbi 45 milionë euro për bamirësi, shkollim, shëndetësi dhe njerëzit në nevojë. 
Mijëra njerëz të punësuar dhe familje të mbështetura.
Vite të tëra kontribut për shtetin dhe qytetarët.
Përballë këtyre kontributeve , çfarë duhet të ketë më shumë një njeri që të jetë President i Kosovës?
A nuk duhet që para interesave partiake, të vendosim interesin e Republikës së Kosovës?
Prandaj, kjo është një thirrje për të gjithë liderët politikë, pa dallim partie:
Mos e shikoni këtë çështje vetëm nga këndvështrimi i partisë suaj.
Shikojeni nga këndvështrimi i Kosovës.
Uluni në një tavolinë.
Flisni për një emër që mund të jetë mbi ndarjet partiake.
Një figurë që mund të përfaqësojë shtetin dhe të jetë President i të gjithë qytetarëve.
Kosova ka nevojë për bashkim.
Kosova ka nevojë për një figurë unifikuese.
Kosova ka nevojë për një President që përfaqëson Kosovën e ai është Behgjet Pacolli
/lajmi.net/