AKR mbetet jashtë Kuvendit, asnjëri nga katër kandidatët në listën e LDK-së nuk morën vota të mjaftueshme

Aleanca Kosova e Re nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re. Ky subjekt politik pati në listën e LDK-së katër kandidatë, por që asnjëri num i mori votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend, transmeton lajmi.net. Ekrem Mustafa, Myzejene Selmani, Bejtush Gashi dhe Gafurr Ibrahimi ishin kandidatët e AKR-së në…

Lajme

06/01/2026 20:10

Aleanca Kosova e Re nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re.

Ky subjekt politik pati në listën e LDK-së katër kandidatë, por që asnjëri num i mori votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend, transmeton lajmi.net.

Ekrem Mustafa, Myzejene Selmani, Bejtush Gashi dhe Gafurr Ibrahimi ishin kandidatët e AKR-së në listën e LDK-së.

Më së shumti vota nga kët të katërtit mori Bejtush Gashi. Ai siguroi 1966 vota.

Myzejene Selmani pati 1844 vota, Ekrem Mustafa 1795 vota, kurse Gaufrr Ibrahimi 801 vota./lajmi.net/