AKR, AAK, Lista Guxo& Vetëvendosje tani LDK- Albena Reshitaj s’bëhet rehat, publikon fotografi ku shton portretin e Ibrahim Rugovës

Kandidatja për deputete, Albena Reshitaj në publik njihet për ndryshimet e shumta partiake të cilat i bëri në karrierën politike. Si fillim ajo njihej si Albena Rexhitaj nga AKR, më pas nga AAK, derisa më vonë kaloi në Listë Guxo me Vetëvendosjen e tani vendosi që sërish të ndryshojë parti. Reshitaj iu bashkua emrave që…

Lajme

13/05/2026 13:31

Kandidatja për deputete, Albena Reshitaj në publik njihet për ndryshimet e shumta partiake të cilat i bëri në karrierën politike.

Si fillim ajo njihej si Albena Rexhitaj nga AKR, më pas nga AAK, derisa më vonë kaloi në Listë Guxo me Vetëvendosjen e tani vendosi që sërish të ndryshojë parti.

Reshitaj iu bashkua emrave që shkuan bashkë me Vjosa Osmanin në LDK.

E për t’u dokur me LDK, ajo në një fotograi të publikuar së fundi me Vjosa Osmanin, bashkëngjiti edhe portretin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, një veprim aspak serioz në prezantimin që po bën krahas listës me emra të vjetër të LDK-së.

“Në momentet më vendimtare për vendin, kam zgjedhur gjithmonë Republikën mbi interesat personale apo partiake. Kam qenë aty kur Kosovës i duhej stabilitet, kur një votë mund të shmangte zgjedhjet e panevojshme. Kam qenë aty kur të tjerët zgjodhën heshtjen dhe rehatinë politike; unë u reshtova krah popullit në zgjedhjen e Presidentes Vjosa Osmani. Kam qenë aty edhe kur, me votën time, munda ta defaktorizoja Listën Serbe në institucionet tona,” shkroi ajo./Lajmi.net/