Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, lufton në repesazh për medaljen e bronztë

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, ndërsa tani do t’i duhet të luftojë në repesazh për të siguruar medaljen e bronztë. Fillimisht, xhudisti nga Peja që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin – me anë të Ippon-it. Në raundin e dytë,…

Sport

29/07/2024 17:19

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, ndërsa tani do t’i duhet të luftojë në repesazh për të siguruar medaljen e bronztë.

Fillimisht, xhudisti nga Peja që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin – me anë të Ippon-it.

Në raundin e dytë, Akili ia doli të mposhte austriakun Samuel Gassner edhe kësaj here me Ippon, për të vazhduar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë.

Në rrethin e tretë, Gjakova e kishte përballë italianin Manuel Lombardo, ku koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden Score’.

Italiani mori tri gabime dhe Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, xhudisti ynë u ndesh me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov – por që pësoi disfatë me Wazzari në “Golden Score”.

Akili pas pak do të mësojë kundërshtarin për medaljen e bronztë, të cilën e synon përmes repesazhit.