Akil Gjakova lufton për medaljen e bronztë në Mastersin e Kinës

Akil Gjakova është një fitore larg medaljes së bronztë në garën e Mastersit, që po mbahet në Qingdao të Kinës.

Sport

13/12/2019 09:07

Xhudisti ynë shënoi tri fitore në kategorinë -73 kilogramë, për t’u ndalur në gjysmëfinale.

Akili mposhti gjermanin Anthony Zingg, pastaj rusin Musa Mogushkov, ndërsa në çerekfinale triumfoi ndaj kinezit, Saiyinjgiragala. Në gjysmëfinale u mposht nga japonezi, Soichi Hashimoto, kampion bote 2018.

I urojmë fat dhe suksese Gjakovës në luftën për medaljen e bronztë ndaj Rustam Orujov të Azerbajxhanit, medalist i argjendtë në Lojërat Olimpike Rio 2016, dhe dy herë nënkampion bote.

Lufta me Orujov nis pas një ore.