Akil Gjakova dhe Laura Fazliu në çerekfinale të Mastersit të xhudos në Budapest
Sot në Budapest të Hungarisë janë duke garuar edhe dy sportistët e fundit nga Kosova, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. Dy xhudistët janë kualifikuar në çerekfinale pasi arritën nga dy fitore, shkruan Lajmi.net Akil Gjakova mposhti francezin Benjamin Axus dhe më pas brazilianin, Daniel Cargnin. Kurse në raundin tjetër do të takohet me japonezin, Soichi…
Sport
Sot në Budapest të Hungarisë janë duke garuar edhe dy sportistët e fundit nga Kosova, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.
Dy xhudistët janë kualifikuar në çerekfinale pasi arritën nga dy fitore, shkruan Lajmi.net
Akil Gjakova mposhti francezin Benjamin Axus dhe më pas brazilianin, Daniel Cargnin. Kurse në raundin tjetër do të takohet me japonezin, Soichi Hashimoto.
Laura Fazliu në kategorinë -63 kilogram, fillimisht mposhti xhudisten nga Rumania, Florentina Ivanescu dhe më pas izraeliten, Karem Primo.
Në raundin tjetër, Fazliu do të garojë kundër xhudistes nga Republika e Çekisë, Renata Zachova.
Kujtojmë që Kosova deri tani ka fituar vetëm një medalje të argjendtë në këtë turne dhe këtë e arriti Distrie Krasniqi gjatë ditës së djeshme./Lajmi.net/