AKI, SHBA dhe Forcat Demokratike Siriane kthyen kosovarët në shtëpi

Aksioni për kthimin e 110 personave nga vatrat e luftës në Siri u bë i mundur falë angazhimit të institucioneve kosovare, SHBA-së dhe Forcave Demokratike Siriane.

Lajme

20/04/2019 20:56

Nga ta, katër janë arrestuar, pasi dyshohet se ishin pjesë e formacioneve që luftonin në këtë shtet, njofton Klan Kosova.

Menjëherë pas kësaj, ndaj njërit prej të arrestuarve gjykata caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të kthyerit në Kosovë deri më tani ishin duke qëndruar në kampet siriane, ku kushtet raportohej të ishin mizore.