Ake në radarin e Inter

Mbrojtësi i Manchester City, Nathan Ake është në radarin e Inter. Qendërmbrojtësi holandez, Ake po bën një sezon mjaft të mirë si me fanellën e Man City, ashtu edhe me kombëtaren e Holandës. Paraqitjet e mira të lojtarit nuk kanë shkuar pa u vënë re prej skuadrave tjera të mëdha. Sipas raportimeve të fundit, Ake…

Sport

09/10/2022 21:15

Mbrojtësi i Manchester City, Nathan Ake është në radarin e Inter.

Qendërmbrojtësi holandez, Ake po bën një sezon mjaft të mirë si me fanellën e Man City, ashtu edhe me kombëtaren e Holandës.

Paraqitjet e mira të lojtarit nuk kanë shkuar pa u vënë re prej skuadrave tjera të mëdha.

Sipas raportimeve të fundit, Ake është në listën e dëshirave të Inter, përcjell lajmi.net.

‘Nerazzurri’ janë duke tentuar të bindin holandezin që të lë skuadrën kampione të Anglisë.

Mbetet të shihet nëse Inter do të kenë ndonjë ofertë bindëse për Nathan Ake. /Lajmi.net/