Akademik Idriz Ajeti nderohet me ”Çmimi i Karrierës Shkencore Akademike”-2016
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, organizojnë Konferencën jubilare-shkencore "Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademik Idriz Ajetit".

Lajme
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Muzafer Korkuti i dha sot në Prishtinë, akademikut, Idriz Ajeti, “Çmimi i Karrierës Shkencore Akademike”-2016, për rendin e parë të konkursit të shpallur për çmimet shkencore kombëtare vjetore.
“Dijetar me një veprimtari të gjatë dhe të frytshme akademike e universitare; i pranishëm në mënyrë të pandërprerë e të suksesshme prej shtatë dekadash në shkencat albanologjike; me kontribute origjinale e themelore në gjuhësinë historike e të krahasuar, në marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera në arealin ballkanik, në dialektologji e histori shkrimi, në procesin e njësimit të shqipes letrare; personalitet me ndikim të mirënjohur në jetën qytetare të Kosovës dhe në historinë e mendimit shqiptar; që, me modelin e urtësisë dhe ndjeshmëritë e korkuti2larta ndaj së drejtës, i lartësoi dhe u dha nder përgjegjësive e detyrave të rëndësishme që ka ushtruar”, thuhej në motivacionin e këtij çmimi.