Ajo çfarë hani është e barabartë me të ardhmen e fëmijës suaj
Ajo çfarë hani gjatë nëntë muajve të shtatëzanisë ndikon në shëndetin tuaj dhe të fëmijës suaj, edhe në dekada në vazhdim. Shija juaj e të ushqyerit do ndikojë përgjithmonë në preferencat e ushqimit të fëmijës suaj.

Lifestyle
Këtu keni disa këshilla të ushqimit që do të ju ndihmojnë të dyve:
Merrni acid folik të mjaftueshëm. Duhet të merrni 400 mikrogram të kësaj vitamine B çdo ditë, sepse marrja e mjaftueshme redukton defektet nervore prej 50 deri 70%. Kërkimet e reja tregojnë se konsumi i acidit folik per një vit para shtatëzanisë mund të reduktojë lindjen e parakohshme.
Mos hani “për dy vetë”.46% e femrave shtojnë shumë peshë gjatë shtatëzanisë. Si rezultat mund të fitoni diabetin, të shkaktoni lindjen e parakohshme të fëmijës ose lindjen e një fëmije shumë të madh.
Hani peshq. Marja e mjaftueshme e DHA(acid) që gjendet me bollëk në ushqimet e detit, është njëra prej gjërave më të rëndësishme që mund të bësh për shëndetin e fëmijës suaj. DHA është acid yndyror omega 3 që rrit zhvillimin e trurit të fëmijës para lindjes, që ndikon në zhvillimin e të pamurit, aftësive motorike, memorje dhe të kuptuarit e gjuhëve në fëmijërinë e hershme.
Shmangni alkoolin. Problemet me sjellje, paaftësitë në mësim, hiperaktiviteti dhe sjellja e dhunshme të fëmijëve janë si rezultat i konsumimit të alkoolit të nënës gjatë shtatëzanisë. Alkooli nuk duhet të konsumohet aspak gjatë shtatëzanisë.
Merrni sasi të mjaftueshme të hekurit. Gjatë shtatëzanisë, sasia e hekurit duhet të dyfishohet për të mbështetur rritjen e dyfishtë të sasisë së gjakut. Hekuri transporton oksigjen, nga e cila përfiton fëmija juaj.
Limitojeni kafeinën. Gjatë shtatëzanisë janë të lejuara vetëm dy gota kafe në ditë. Mirëpo studimet e fundit tregojnë se edhe kjo sasi mund të ndikojnë në rrezikun e humbjes së fëmijës, kështu që sa më pak aq më mirë.
Shtoni sasinë e kalciumit. Synoni të merrni të paktën 1000mg sasi të kalciumit në ditë, sepse fëmijës i nevojitet për dhëmbë dhe për eshtra. Nëse nuk e merrni ju, atëherë fëmija e merr nga eshtrat tuaja, gjë që shkakton probleme më vonë.
Bleni ushqime organike sa më shumë të mundeni. Ekspozimi ndaj pesticideve mund të ndikojë në abort, defekte në lindje, kufizimin e rritjes së fëmijës, kancer te fëmijët dhe çrregullimet e imunitetit. Konsumimi i ushqimeve organike ndikon në uljen e nivelit të pesticideve tek të rriturit dhe fëmijët, sistemet imunitare të të cilëve nuk janë zhvilluar ende plotësisht.